Shqyrtohen 47 kërkesa të personave të riatdhesuar
Prishtinë, 17 qershor - Bordit Ekzekutiv për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar në Kosovë mbajti takimin e radhës në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në këtë takim morën pjesë Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive të Qeverisë së Kosovës të përfshira në procesin e riatdhesimit dhe ri-integrimit, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, zyrtarët e Sekretariatit të Bordit si dhe zyrtarë të tjerë të lartë qeveritarë.
Takimin e sotëm e hapi kryesuesi i këtij Bordi, Hajzer Salihu, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në këtë takim u shqyrtuan 47 kërkesa të personave të riatdhesuar, që kanë të bëjë me ofrimin e ndihmës gjatë ri-integrimit të tyre, nga të cilat u aprovuan 23 kërkesa, konform kritereve të përfitimit nga Programi për Ri-integrim.
Gjatë këtij takim u diskutuan edhe pikat tjera që i kontribuojnë procesit të ri-integrimit të personave të riatdhesuar.
Takimi i radhës i Bordit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar do të mbahet në muajin e ardhshëm.