Shqiptari që ndihmon Serbinë ne Veriun e Kosovës
Beograd, 16 tetor - Nje studim i gazetarëve te B92 per perdorimin e mjeteve te shtetit serb ne Kosovë, nxjerr ne pah shumë gjera interesante.
Si vijne mjetet nga Serbia, si blihen shtepite e shqiptarëve ne Veri dhe shumë e shumë gjera tjera.
Sipas studimeve, miliona euro perdoren nga Serbia në Kosovë të cilat ne emer te ndihmes për te serbët pa strehë, keqpërdoren nga politikanet lokal, transmeton B92.
Emisioni Insajder B92 i shpalos te gjitha, qe nga Nebojsha Covici, ish-kryetar i Komisionit Kordinativ per Kosoven e deri te shqiptari Idriz Shijaku, i cili ishte i kyçur si ndermjetësues per te bind shqiptarët te shesin shtepite ne pjesen veriore te Kosovës.
Idriz Shijaku, nder te tjera per gazetaret e B92 thote: Myslimanët (boshnjakët) i kam bindur me lehtë për ti shitur shtepit e tyre ndersa me shqiptar kam pasur porblem. Unë eshte dashur qe te shes edhe shtepinë time ne menyrë qe ti bind shqiptarët tjerë si të veprojnë.
Idriz Shijaku i cili ishte ndermejtësues mes shqiptarëve shites dhe shtetit serb si blerës, merrte 3% te cmimit si komision.
Në lidhje me këtë skandal, priten arrestime në Serbi. Ish-koordinatori për Kosovën dhe nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Çoviq, pritet të arrestohet për shpërdorim të fondeve, raportojnë mediat e Beogradit.
Këto paralajmërime ai i konsideron kërcënime, pas të cilave fshihen ata që kanë vjedhur para në Kosovë.
Siç shkruan Kurir i Beogradit, Çoviq që para një viti hetohej për shpërdorim të 459 milionë dinarëve të dedikuar për ndërtimin e shtëpive të serbëve në Mitrovicë.