Shqiptarët, populli më proevropian në Ballkan
Prishtinë, 20 shkurt - Shqiptarët janë populli që më shumë se të gjithë të tjerët në rajonin e Ballkanit besojnë në Integrimin europian.
Një sondazh i kryer nga Gallup dhe disa organizata të tjera dëshmon se 88 përqind e shqiptarëve mbështesin afrimin e vendit më Bashkimin europian.
Sondazhi nxjerr edhe disa të dhëna që duken kontradiktore, pasi ndërsa janë të kënaqur më nivelin e jetesës, dhe kjo ka ardhur në rritje, 64 përqind shohin mundësi më të mëdha jashtë vendit ndërsa 38 do të donin të emigronin, duke qenë përqindja më e lartë në rajon.