16 Janar 2025

Shqiptarët, populli më i madh në Ballkan

Prishtinë, 3 shkurt - Për disa dekada shqiptarët do të bëhen populli më i madh në Ballkan, pasi vetëm në shtetet ku ata jetojnë është regjistruar rritje e lindshmërisë foshnjore ndërsa në vende të tjera, të tilla si: Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Kroacia, numri i vdekjeve viteve të fundit është më i madh se numri i lindjeve.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Anatolia e Turqisë, e cila ka publikuar rezultatet e një studimi të Bankës Botërore.

Në analizën e Bankës Botërore, me titull “Treguesit e zhvillimit botëror”, është theksuar se rritja më e madhe e popullsisë në Ballkan është regjistruar në Kosovë, një tendencë në rritje edhe në të ardhmen.

Gjatë periudhës 2010 – 2020 në Kosovë pritet të ketë rritje natyrore vjetore në shkallën prej 0,7 për qind, që do të jetë me larta në Evropë. Pas Kosovës vijojnë Shqipëria dhe Maqedonia.

Shqiptarët për disa dekada do të bëhen populli më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Kjo nënvizohet në një hulumtim të bërë nga Banka Botërore, ku të dhënat flasin se vetëm në shtetet ku jetojnë shqiptarët janë regjistruar rritje natyrore të popullësisë, ndërsa në vendet e tjera si Bosnjë – Hercegovina, Serbia dhe Kroacia është rritur numëri i vdekshmërisë dhe është zvogëluar numri i lindshmërisë.

Në analizën e Bankës Botërore të titulluar “Treguesit për zhvillimin botëror” theksohet se shtim më të madh natyror në rajonin e Ballkanit është regjistruar në Kosovë, ndërsa tendenca e rritjes vazhdon edhe gjatë viteve të ardhshme.

Gjatë periudhës 2010 – 2020 në Kosovë pritet të ketë rritje natyrore vjetore në shkallën prej 0,7 për qind, që do të jetë me larta në Evropë.

Pas Kosovës, vijon Shqipëria, ku shtimi natyror do të regjistrohet në shkallën 0,2 për qind, ndërsa në vendin e tretë është Maqedonia, ku siç nënvizohet gjithashtu se ka për qindje të madhe të popullatës shqiptare.

Në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës së ardhshme deri në vitin 2020 do të ketë shtim negativ të rritjes së popullësisë. Sipas BB-së, në Serbi do të ketë shtim natyror vjetor minus 0,2 për qind, në Kroaci minus 0,3 për qind, në Bosnjë – Hercegovinë minus 0,4 për qind.

Sociologu dhe profesori boshnjak i shkencave politike, Jusuf Zhiga ka theksuar se ndryshimet e tilla demografike do të mund thelbësisht të ndikojnë në situatën politike në Ballkan dhe në të ardhmen të nxiten pretendime të ndryshme politike dhe territoriale.

Në nivel botëror, rritje natyrore më e lartë është regjistruar në Niger në shkallën 3,5 për qind, ndërsa në Evropë regjistrohet Turqia dhe Irlanda me nga 1 për qind. Bullgaria është regjistruar si vendi me shkallë më të ulët të rritjes natyrore edhe ate minus 0,7 për qind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)