Shqiptarët në tubimin e partisë së Erdoganit
Ankara, 24 mars - Në mesin e 2.2 milion simpatizantëve që morën pjesë në tubimin e kryeministrit të Turqisë, Taip Rexhep Erdogan, që u mbajt dje në Stamboll, të pranishëm ishin edhe dhjetëra shqiptarë nga Tetova.
Tetovarët kanë udhëtuar drejt Stambollit enkas për të marrë pjesë në tubimin madhështorë dhe për të shprehur mirënjohjen për ndihmën që ka dhënë Erdogan për çështjen shqiptare në Ballkan, ndërsa me vete kanë bartur edhe flamuj kombëtarë shqiptarë.