18 Janar 2025

Shqiptarët në Munih

Afet Bela e Elira Çanga

Munih, 1 tetor - Ta lësh Shqipërinë apo Kosovën nuk ka qenë e lehtë. S’ka qenë e lehtë as për t’u vendosur në Munih, mirëpo disa emigrantë shqiptarë në kryeqytetin bavarez këtë e kanë bërë mjaft mirë. Tani ata punojnë e studiojnë për mjekësi, ekonomi industriale e fusha të tjera. Ata përpiqen ta ruajnë gjuhën e tyre amtare dhe traditat e tyre, edhe pse ndonjëherë e kanë të vështirë.

Ikja nga lufta, strehimi në Mynih

Besart Paçarizi e kujton shumë qartë kohën kur familja e tij u detyrua të largohet nga Kosova, në prag të një lufte, për të gjetur strehim në Munih, Gjermani, ku babai i tij kishte jetuar për disa vite. Ishte marsi i vitit 1999 dhe ai atëherë ishte vetëm dhjetë vjeç.

 

“Situata ishte e keqe, e rrezikshme. Kemi marrë një furgon dhe jemi larguar nga Kosova. Në Shqipëri kemi qëndruar për dy javë, por qëllimi ynë ka qenë ta takojmë babanë tonë.

Ai jetonte në Munih dhe punonte në ndërtimtari. Unë nuk di shumë për vendin tonë të ri të jetesës, por e kam gjetur mirëseardhjen që nga fillimi. Në shkollë të gjithë më ndihmonin. Kjo ishte vendimtare për ne, përndryshe do të kishte qenë shumë e vështirë”, rikujton Paçarizi. 

14 vjet më vonë Besarti studion Ekonominë Industriale në Universitetin në Rosenheim, afër Munihut. Ai luan futboll qysh kur ka qenë pesë vjet dhe ka shumë miq gjermanë. Në fakt, ai ka edhe miq edhe nga vendet e Ballkanit. Mund të duket ironike, por shoku i tij më i mirë në shkollë, edhe në ekipin e futbollit, është një djalë serb.

“Unë nuk e dua politikën. As ai nuk e do politikën. Kurrë nuk flasim për tema të tilla. Me të jemi miq shumë të mirë”, ka thënë Besarti, i cili jeton me prindërit dhe tre vëllezërit e tij, njëri prej tyre është i martuar. Gjermania është vendi i tij i dytë.

 “Unë e vizitoj Kosovën një herë në vit. Është vendi im dhe e dua”, ka thënë Besarti. Megjithatë, ai nuk ka asnjë plan të kthehet në Kosovë për të mirë. Ai kurrë nuk ka menduar për këtë. Kundrejt tij, prindërit e tij e vizitojnë vendin e tyre të lindjes më shpesh dhe do të donin të jetonin atje pas daljes në pension.

“Për ta është krejtësisht tjetër gjë. Ata kanë familjet, të afërmit, miqtë atje, ndërsa unë dhe vëllezërit e mi jemi rritur këtu në Munih dhe kemi lidhje më të madhe në këtë qytet”, thotë Besarti.

Nga Tirana në Munih në kërkim të mundësive më të mira

Jana, 26 vjeçe, ka diplomuar për mjekësi në Universitetin e Tiranës. Ajo është duke bërë një master në Epidemiologji në Universitetin e Munihut. Pas një viti ajo ka mësuar gjuhën gjermane dhe studiuar temën e saj të preferuar. Perceptimi i saj në kryeqytetin bavarez është krejtësisht i ndryshëm nga ai i pari.

 “Kur kam mbërritur për herë të parë më dukej qytet i ftohtë, njerëzit kishin një tjetër mentalitet dhe të gjithë ishin duke punuar. Vetëm disa prej tyre mundja t’i ndalja dhe të bisedoja për pak kohë”, thotë ajo.
 
Por tani qëkur ajo jeton këtu, atë e sheh krejtësisht ndryshe. “Unë kam bërë shumë miq këtu, që ka qenë një përvojë e çmuar për mua. Profesorët e mi më ndihmonin dhe, po ashtu, edhe miqtë e mi të rinj gjermanë më ndihmonin shumë”, thotë Jana. Prindërit e saj ende jetojnë në Shqipëri.

“Ata i kanë punët e tyre atje dhe unë kam planet e mia këtu Do të vazhdoj udhëtimin tim duke studiuar. Munihu është i veçantë, me të vërtetë i veçantë në zemrën time”, përfundon Nano.

Naim Krasniqi, një histori e biznesit të TI-së

Naim Krasniqi, një profesor i letërsisë dhe historian me shkollim, vendosi të largohet nga Prishtina 20 vjet më parë dhe të emigrojë në Munih. Ka qenë me të vërtetë e vështirë në fillim, çdo të dytën ditë ai mendonte të kthehej në Kosovë. Por, ku të kthehej? Dhe a ishte e sigurt?

Ai vendosi të rrinte këtu dhe bëri çmos për të gjetur një punë. Krasniqi ka filluar punën në një kompani kompjuterësh. Ky nuk ishte me të vërtetë profesioni i tij, por ai filloi të mësojë. Ndërkohë ai vendosi t’i përdorte njohuritë e tij arsimore dhe kapacitetet për të bërë një hulumtim në mediet gjermane për ta përcjellë krizën në Kosovë, në vitin 1989.

Ai u mirëprit në Bibliotekën Shtetërore të Munihut, ku ai filloi të kërkonte artikuj për Kosovën. Pas gjashtë muajve të punës së përditshme, e kuptoi se ai kishte material të mjaftueshëm për të shkruar një libër. Ajo do të jetë në lidhje me shtypin gjerman dhe atë të Kosovës. Libri është botuar në  vitin 2011, por Krasniqi nuk dëshiron të ndalet me kaq.

 Ai dëshiron ta vazhdojë studimin e tij mbi shtypin gjerman dhe ta përcjellë luftën në Kosovë në vitin 1999.

 “Puna ime e përditshme nuk ka lënë aq shumë kohë të lirë, por unë jam duke u përpjekur”, thotë ai. Ka shumë shqiptarë që jetojnë në Mynih, në krahasim me kombësitë e tjera që jetojnë këtu. Në vitin 2012 qyteti i Mynihut numëronte vetëm rreth 624 qytetarë me një pasaportë shqiptare, por shumë pak kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe organizojnë takime të shumta dhe ngjarje për të mbajtur kontakte për angazhime të ndryshme.
 
Në vitin 2007 Krasniqi ka kërkuar ta themelojë një shkollë për fëmijët shqiptarë. Sipas ligjit gjerman, minimumi për të organizuar mësime në gjuhën amtare është 21 fëmijë. Ai shkonte nga një familje në tjetrën, por nuk gjeti shumë angazhim dhe konsensus për këtë. Projekti dështoi, sepse mungonte vullneti.

Ai nuk dëshiroi të merrej përsëri me këtë projekt edhe një herë, por ai mendonte se shqiptarët duhet shtyrë më shumë për të organizuar mësime në gjuhën e tyre amtare për fëmijët e tyre. Përndryshe, fëmijët e tyre do të flasin vetëm gjuhë të huaja, në fakt një parakusht për qasje globale, por ata do ta humbasin gjuhën e tyre.
 
(Ky shkrim është përgatitur në kuadër të projektit të bashkëpunimit të Robert Bosch Stiftung dhe Shkollës Gjermane të Gazetarisë (Deutsche Journalistenschule-DJS) me seli në Munih të Gjermanisë) 


Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin, Qemal Minxhozi

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Çeke

Kryetari Konjufca priti në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano

LVV shpreh shqetësimin për politizimin e ndërmarrjes publike - Ekoregjioni

Refuzohet kërkesa e PDK-së për pezullimin e vendimeve të seancës së 13 korrikut

Konjufca dërgoi në Komisionin e Venecias Projektligjin për Këshillin Prokurorial

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)