Shqiptarët, faktorë në Ballkan
Prishtinë, 14 dhjetor - Prof. dr. Blerim Reka ka vlerësuar se çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO janë ngjarjet më madhore që kanë ndodhur për një shekull te shqiptarët.
Këto dy zhvillime politike ndryshuan gjeopolitikën e Ballkanit sepse edhe me një shtet shqiptar dhe me tjetrin anëtar të aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake në botë Ballkani më nuk është siç ishte dhe as që do të jetë në të ardhmen.
Shqiptarët u faktorizuan, vërtet me një vonesë njëshekullore, po tash e tutje asnjë planifikim strategjik në Ballkan nuk do të mund të bëhet pa shqiptarët. E më së paku kundër shqiptarëve, ka thënë Reka.
(Epoka e re)