19 Maj 2024

Shqiptarët e Preshevës, të harruar nga Kosova

Preshevë, 4 mars - Shqiptarët e Luginës së Preshevës raportojnë se janë në fund të bisedimeve Kosovë- Serbi. Ato janë të friksuar se çështja e tyre do të harrohet.

Ndërkohë që Serbia kërkon rol ekzekutiv të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, të propozuar në dialog, shqiptarët thonë se Kosova nuk diskuton asgjë me ta.

Ndaj reagimeve të qeverisë së Kosovës se Lugina mbetet jashtë për shkak se nuk ka nisma nga liderët në jug të Serbisë, ka reaguar ashpër kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa.

“Kjo është e tëra një lojë, një farsë politike e kryeministrit të Kosovës dhe zëvendësit të tij, që bëjnë sikur nuk e dinë se cilat janë dëshirat dhe kërkesat e shqiptarëve në Preshevë. Ata i dinë kërkesat e tyre për t’i futur në bisedime, ose për t’u ofruar një asociacion komunash shqiptare. Nuk ka një platformë politike për këtë, orientimi politik i Preshevës është bashkëngjitja me Republikën e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Pavarësisht kërkesave për bashkim me Kosovën, Riza Halimi, deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë, thotë se ajo që u ofrohet serbëve në Kosovë është larg kushteve të shqiptarëve në Serbi.

“Duhet të ndalojmë një proces të pavolitshëm për Luginën, ku ka prirje për zbatimin e standardeve të dyfishta ndaj shqiptarëve. Shqiptarët janë nën nivelin e të drejtave të tyre, krahasuar me të drejtat në komunat me shumicë serbe në Kosovë”, ka deklaruar Halimi.

Nga ana tjetër, qeveria e Beogradit ka nisur një dialog me shqiptarët javën e kaluar, duke ofruar zgjidhje në bazë të ligjeve të Serbisë, por që ende nuk zgjon shpresa të sigurta për shqiptarët.

Qosja për Preshevën

“Unë mendoj se për t’u zgjidhur përfundimisht çështja e Kosovës, duhet të zgjidhet edhe një breng e brendshme në Kosovë, për t’u çliruar nga serbët e Veriut dhe kush është interesuar nga këta serbë nga brendia e Kosovës, mund të kalojnë atje në Veri dhe ajo pjesë t’i jepet Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës”-ka thënë akademiku Rexhep Qosja.

Do të thotë të bëhet shkëmbi i territoreve, për të cilin opsion unë jam dakord, kështu ka deklaruar akademik Rexhep Qosja, për agjencinë Presheva Jonë.

“T’i mbash me zor serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës nën një shtet që nuk e duan është jo e drejtë dhe jo demokratike, që ndryshe mund të thuhet t’i mbash ata nën okupim”,- citon Preshva Jonë të ketë thënë Qosja.

\"Edhe pse ky ishte shekulli ynë, çështja shqiptare në Ballkan nuk është zgjedhur si duhet, nuk është zgjidhur drejtë ajo ende nuk është e zgjidhur përfundimisht\", shkruan tutje kjo agjenci.

Duke folur në vazhdim rreth vizitave të krerëve të shtetit serbë në Kosovë, Qosja një gjë të tillë as nuk e kundërshton e as nuk e lejon por pohon se: “Lëvizja e njerëzve çofshin ata edhe funksionar duhet mundësuar edhe atë në mënyrë reciproke.\"

Dhe nëse këta serbët e Beogradit vijnë e futen në Kosovë sa herë t’u teket, këtë gjë duhet mundësuar edhe krerëve të shteteve tona nga Prishtina e Tirana për të vizituar vëllezërit tanë momentalisht nën Serbi.

Ketë duhet bërë sikur Atifete Jahjaga edhe Bamir Topi, bile çoftë dhe për fushatë vetëm e vetëm për t’i treguar atyre vëllezërve se nuk janë të vetëm, nuk janë jetim, dhe nuk ju kemi harruar, por edhe për t’i treguar Serbisë dhe botës e ato toka janë shqiptare deri te molla e kuqe.

Politikanët tanë nuk duhet të kenë frikë të shkojnë me pi një kafe tek vëllezërit tanë në Preshevë, me një kafe nuk do të dilte Kosova e as shqiptarët si faktor destabilizues”.

Ndërsa, sipas kësaj agjencie, pyetjes se si i ka gjetur sot shqiptarët 100 vjetori i pavarësie Qosja ka deklaruar: “Dorën në zemër dekadave të fundit janë arritur mjaft suksese në avancimin e proceseve të kombit tonë në përgjithësi nga gjitha sferat si në kulturë ashtu edhe në ekonomi, turizëm, politikë ...

Edhe pse ky ishte shekulli ynë, çështja shqiptare në Ballkan nuk është zgjedhur si duhet, nuk është zgjidhur drejtë ajo ende nuk është e zgjidhur përfundimisht.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)