Shqiptarët duhet të dalin me një platformë të përbashkët
Preshevë, 25 nëntor - Kryetari i Këshillit kombëtar shqiptar, Jonuz Musliu mendon se shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe në Çamëri duhet të dalin me një platformë të përbashkët, e cila do ti mbronte të drejtat e tyre.
Duke folur për bllokimin e mbi 100 mijë teksteve shkollore, që Serbia nuk po lejon të hyjnë nga Kosova, Musliu tha për Epokën e re se me këtë po vazhdon urrejtja patologjike e Serbisë ndaj shqiptarëve.
Ai ka thënë se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën dhe ti mbrojë shqiptarët e Luginës.
Musliu ka kërkuar të bëhet reciprocitet në mes të serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës.