Shqipëtarët kremtojnë 102 vjetorin e Pavarësisë
Prishtinë, Tiranë, 28 nëntor - Në shumë qytete në Shqipëri dhe Kosovë sot shënohet 102 vjetori i Pavarësisë, me çrast do të ketë aktivitete të shumta kulturore e politike.
Në kryeqytetin Tiranë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, janë vendosur shumë flamuj, ndërsa ndërtesat e afërta janë pajisur me zbukurime të ndryshme.
Zyrtarët e lartë të qeverisë së Shqipërisë në Vlorë do të vendosin kurora në Monumentin e Pavarësisë.
Manifestime të shumta pritet të mbahen edhe në Kosovë, pastaj në qytetet me popullatë shumicë shqiptare në Maqedoni, e në rajone të tjera.