20 Janar 2025

Shpërndarja e Kuvendit ishte zgjidhja e vetme

Prishtinë, 8 maj -  Profesori i Parlamentarizmit në Universitetin e Prishtinës, Arsim Bajrami, ka thënë se shpërndarja e Kuvendit të Kosovës ka qenë instrumenti i vetëm për të dalë nga situata e krijuar.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Bajrami ka thënë se kjo legjislaturë është ballafaquar me problemin e dobësimit të mazhorancës, por edhe për mosekzistimin e një opozite të mirëfilltë demokratike, e cila do të mundësonte kontrollin parlamentar të qeverisë.

Bajrami ka thënë se me shpërndarjen e Kuvendit i pushon mandati edhe qeverisë, e cila do ta udhëheqë shtetin deri në momentin kur do të përfundojë cikli zgjedhor dhe do të konstituohen organet e reja të dala pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Bajrami ka vlerësuar se kjo legjislaturë do të hyjë në historinë e parlamentarizmit si legjislatura me performancën më të dobët.

Ai ka shprehur optimizëm se legjislatura e ardhshme do të jetë shumë më profesionale dhe e fokusuar në funksionet kushtetuese të Kuvendit.

“Jam i sigurt se nëse zgjedhjet e parakohshme do ta kalojuni standardin e demokracisë, legjislatura e ardhshme do të jetë shumë më profesionale dhe e fokusuar në funksionet kushtetuese të Kuvendit, sepse Kosova ndodhet në prag të integrimeve evropiane dhe është shumë me rëndësi që Kuvendi të jetë shumë profesional dhe i përkushtuar në funksionet e veta kushtetuese”, është shprehur Bajrami.

I pyetur se a ka rrezik që manipulimet e zgjedhjeve të 2010 të përsëriten edhe në këto zgjedhje, Bajrami mendon se jo. “Absolutisht jo, për shkak se Kosova me zgjedhjet e fundit lokale ka dhënë një standard që mund të mbajë zgjedhje të mira si dhe ekziston një vetëdijesim i madh për përgjegjësit që kanë partitë politike për të mbajtur proces të rregullt zgjedhor”, ka thënë Bajrami

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)