Shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare ku sipas Kushtetutes së Kosovës në raste të shpërndarjes së Kuvendit zgjedhjet mbahen jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes.
Pas shpërndarjes pritet që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi te ulet me udhëheqësit e partive politike dhe brenda 10 dite të caktojë edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.