20 Janar 2025

Shpërndahet Kuvendi

Prishtinë, 7 maj - Me 90 vota për, 4 kundër 3 apstenime sot në seancën e jashtëzakonshme është shperndarë Legjislatura e Katërt e Kuvendit të Republikës së Kosovës. me ç'rast vendi automatikisht shkon në zgjedhje të jashtzakoshme.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e jashtzakonshme, pas disktuimeve kanë votuar për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e pozitës dhe opozitës gajtë disktuimeve kanë shkëmbyer akuza ndermjet veti. Kryeministri i kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se vendimi për shpërndarje të Kuvendit është bërë me koncensus.

Ai është zotuar për zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Ai ka falenderuar partit për bashkpunim.

Mndryshe sipas Ligjit për zgjedhje pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme caktohen nga Presidenti jo me vonë se dhjetë (10) ditë pas shpërndarjes. Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen më herët se tridhjetë (30) ditë dhe me vonë se dyzetë e pesë (45) ditë pas shpërndarjes.

Zgjedhjet e parakohshme rregullohen nga ligjet dhe rregullat e njëjta të KQZ-së sikurse edhe zgjedhjet tjera, përveç se KQZ-ja mund të ndryshojë afatet kohore sipas nevojës në pajtim me rrethanat.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)