Shperndahen afishe "Isa Mustafa, dhelpna e moçme"

Prishtinë, 24 nëntor - Nëpër zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nisur të shihen afishe kundër kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.
Nuk dihet se kush i ka vënë këta afishe, por se besohet se ata vijnë si shkak i nënshkrimit të marrëveshjes PDK-LDK, e cila është quajtur një marrëveshje aspak parimore nga partia që drejtohet nga Mustafa.
Përpara këtyre afisheve, acarrimi i anëtarëve të LDK-së kundër Mustafës është shprehur edhe përmes thyerjes së xhamave të ndërtesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Pavarësishtë të gjithë këtyre veprimeve, LDK-ja sërish në parim ka thënë se e mbështet koalicionin qeveritar mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës./