Shpërblehen komunat partnere të projektit DEMOS
Prishtinë, 7 shtator - Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë organizon ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për komunat partnere të projektit DEMOS.
Ceremonia e Shpërblimeve është një ngjarje e përvitshme që organizohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në partneritet me projektin DEMOS që financohet nga Qeveria e Zvicrës.
Gjatë ceremonisë komunat partnere të projektit DEMOS do të marrin grante bazë dhe shpërblime bazuar në performancën e tyre.
Shpërblimet shtesë që do tu jepen komunave janë të ndara në këto kategori: 1. Performuesi më i mirë, 2. Përmirësuesi më i mirë, 3. Përmirësuesi më i mirë në shërbimet publike, 4. Përmirësuesi më i mirë në demokraci lokale dhe 5. Përmirësuesi më i mirë në menaxhim financiar.