23 Dhjetor 2024

Shpenzimet e udhëtimit të deputetëve për periudhën 2011-2021

Prishtinë, 8 shkurt - Bazuar në interesimin dhe kërkesat e shumta të mediave për qasje në shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2021, në vazhdimësi të transparencës si dhe në funksion të interesit publik, në linkun e mëposhtëm gjeni shpenzimet e udhëtimit të deputetëve për periudhën e lartcekur.

Sqarim:

Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve është bërë në bazë të vendimit të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-079, të datës 10 tetor 2011, i nxjerrë në bazë të nenit 20 të Ligjit nr. 03/L-111 për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.

Deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione.

Kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit.  

Linku: 

https://www.kuvendikosoves. org/shq/per-publikun/lajmi/ shpenzimet-e-udhetimit-te- deputeteve-te-kuven-28838/​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)