21 Janar 2025

Shpendi qet në shitje Q7-shin

Prishtinë, 20 korrik - ​Në kohë kur shumë institucione të vendit kanë filluar përgatitjet për blerje të veturave të reja luksoze, Komuna e Prishtinës ka bërë të kundërtën. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas shtatë muajve të ardhjes në krye të kësaj komune ka nisur të realizojë njërin prej premtimeve më të zhurmshme të tij, atë për shitjen e veturës Audi Q7 që ishte përdorur nga ish kryetari Isa Mustafa.

Përgatitja e procedurave për shitjen e kësaj veturave, madje vë në pikëpyetje nëse kjo është puna e parë që kryetari Ahemti ka bërë në komunë, nëse i referohemi premtimit të tij para zgjedhjeve lokale se shitja e Q7-shit do të jetë puna e parë me të marrë drejtimin e të parit të kryeqytetit, shkruan Tribuna.

Vetura e cila u ble rreth 76 mijë euro nga ish-udhëheqja e komunës, i është caktuar çmimi minimal i shitjes prej 42 mijë eurove.

Shitjen e Q7-shit përmes ankandit publik e ka konfirmuar për Tribuna, kryetari Ahemti. “Me ligj i caktohet çmimi minimal në bazë të amortizimit. 42 mijë euro është caktuar nga komisioni”, ka thënë Ahmeti 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)