Shpend Ahmeti rizgjidhet kandidat për kryetar komune në Prishtinë
Prishtinë, 7 gusht - Në 34 vendvotime në të gjitha fshatrat dhe lagjet e Prishtinës anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka votuar për kandidatin për kryetar komune të Prishtinës.
Pas verifikimit të votave në këto vendvotime nga Komisioni Ad hoc Zgjjedhor i Qendrës së Prishtinës dhe pas skadimit të afatit për ankesa, ky komision shpall rezultatin final:
96.8% kanë votuar "Për"
3.2% kanë votuar "Kundër"
Bazuar në këtë rezultat, Shpënd Ahmeti zyrtarisht zgjedhet kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2017.