Shpend Ahmeti mban mbledhjen iangurues me 26 dhjetor
Prishtinë, 16 dhjetor - Kryetari i zgjedhur i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sot thërriti mbledhjen e inauguruese të Kuvendit Komunal.
Mbledhja do të mbahet më 26 dhjetor 2013, ora 10:00 në ambientet e Komunës së Prishtinës ku është dhe salla e Kuvendit Komunal.
Në Mbledhjen inauguruese do të betohen anëtarët e Kuvendit Komunal dhe Kryetari i Komunës dhe më pas Kryetari Shpend Ahmeti do të mbajë fjalimin e tij inaugurues.
Mbledhja do të jetë e hapur për publikun.