Shpend Ahmeti i emëron tre drejtorë të rinj në kabinetin e tij
Prishtinë, 27 korrik - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me vendimet që ka marrë dje ka emëruar tre drejtorë të rinj në kabinetin e tij.
Kësisoj, Drejtor i ri i Drejtorisë së Inspeksionit është emëruar Salih Zyba, Drejtor i ri i Drejtorisë së Kulturës është emëruar, Besart Vllahinja, ndërkaq Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë është emëruar Ferat Makolli.