05 Maj 2024

Shpaloset projekti “Komunikimi me Evropën përmes Diplomacisë Publike”

Prishtinë, 24 qershor - Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff, Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe Drejtoresha e Këshillit Britanik në Kosovë, Arjeta Emra do të shpalosin projektin “Komunikimi me Evropën përmes Diplomacisë Publike”.

Projekti është një përpjekje e përbashkët e Qeverisë Britanike dhe Qeverisë së Kosovës. Qeveria Britanike përmes Ambasadës së saj në Prishtinë do të kontribuojë me £ 125,716 dhe Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme do të kontribuojë me £125,284. Këshilli Britanik do të administrojë projektin.

Projekti ka tri synime kryesore:

- Të ndihmojë një komunikim të përmirësuar dhe të bashkërenduar me Evropën, përfshirë edhe me vendet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës;
- T’i kontribuojë të kuptuarit më të mirë të përfitimeve që do të sjellë dialogu me Serbinë për popullin e Kosovës; dhe
- Të mbështesë MPJ në përmirësimin e kapaciteteve të saj qendrore. 

Projekti do të përfshijë aktivitete të ndryshme si dokumente mbi qëndrime të bazuara në hulumtime, zhvillim të planeve operative të politikës së jashtme për të adresuar sfidat e shtetësisë së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, themelim të kanaleve të reja të komunikimit me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe të tjerat dhe mbështetje për MPJ në përmirësimin e kapaciteteve të saj qendrore, në mënyrë që të ofrohen shërbime më të mira.

"Ne do të ftojmë edhe organizatat e shoqërisë civile për të shprehur interesimin për financime në fazë më të vonshme." 

Ambasada Britanike mirëpret Strategjinë e sapomiratuar të Ministrisë së Punëve të Jashtme për arritjen e njohjes së plotë ndërkombëtare duke u përqendruar në shfrytëzimin e diplomacisë publike për të arritur këtë cak dhe duke inkurajuar partnerët ndërkombëtarë për të mbështetur Kosovën në arritjen e kësaj.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)