22 Janar 2025

Shpallet tenderi për revitalizimin e Urës së Mitrovicës

Prishtinë, 13 nëntor - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpallur sot tenderin për një projekt për rehabilitimin e niveleve të poshtme dhe të sipërme të Urës së Mitrovicës, qasjet rrugore përmes ndërtimit të rrethrrotullimeve të reja, hapësirës përreth dhe qasjes për këmbësorë.

Ky projekt do të financohet nga programi IPA i Bashkimit Evropian.

Në këtë tender ftohen të marrin pjesë të gjitha entitetet e interesuara. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 18 janari 2016. Informata të tjera ose qartësime të mundshme lidhur me këtë projekt do të publikohen në uebfaqen e sipërpërmendur.

Revitalizimi i Urës së Mitrovicës dhe rrethinës së saj ka nisur më 17 tetor 2015 dhe ky revitalizim është paraparë me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, e cila është arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)