Shpallen rezultatet përfundimtare
Prishtinë, 2 dhjetor - Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, PDK-ja është partia e parë me 202 mijë e 419 vota, pas saj vjen, LDK-ja me 191 mijë e 362 vota, partia e tretë është AAK-LDD me 104 mijë e 792 vota. Vetëvendosje! radhitet partia e katërt me 60 mijë e 966 vota, ndërsa AKR-ja me 36 mijë e 893 vota.
Kurse lista Srpska e cila ka garuar për herë të parë në këto zgjedhje lokale ka marrë 21 mijë e 761 vota. Kurse, Partia e Drejtësisë (PD) në këto zgjedhje ka marrë 16 mijë e 350 vota.