06 Maj 2024

Shpallen fituesit e garës InstaKosova nga foto të dërguara

Prishtinë, 27 shkurt - Përfundon gara e iniciuar nga Ministria e Jashtme e Kosovës që rezultoi me mijëra kosovarë të cilët dërguan fotografi për fotot më të mira me temë Kosovën, në vitin e pestë të ekzistencës si Republikë.

Gara e quajtur InstaKosova u organizua në kuadër të diplomacisë digjitale të MPJ, përkrahur nga projekti i përbashkët me Ambasadën e Norvegjisë, Ambasadën e Britanisë së Madhe dhe Këshillin Britanik.

Mbi 8000 fotografi u postuan në rrjete sociale me parashtesën InstaKosova.  Qëllim është të  nxiten qytetarët të fotografojnë sa më shumë anë të bukura të Kosovës dhe t’i postojnë ato.

Gara kombëtare për foton më të mirë ishte e hapur në janar të 2013. Juria profesionale vlerësoi fotot më të mira për tri kategori: “Vendet e Kosovës”, “Njerëzit e Kosovës” dhe “Ngjarjet në Kosovë”.

Për shkak të interesiumit enorm, u rrit fondi i shpërblimeve prandaj u shpërblyen 15 fotot më të mira me nga 200 euro, ndërsa fituesit e 5 fotove më të mirë në çdo kategori do të fitojnë nga 600 Euro.

100 fotot më të mira do të botohen në një botim të veçantë që do të dërgohet edhe ambasadave të Republikës së Kosovës.

Për ta siguruar korrektësinë e garës, juria ka bërë përzgjedhjen e fotove më të mira pas vërtetimit të autenticitetit të tyre.

Kryetari i jurisë, publicist dhe redaktori Adriatik Kelmendi deklaroi se “gara kombëtare #InstaKosova ka dëshmuar në mënyrën më të mirë se Kosova, kjo e jona, është e bukur. Ka dëshmuar se nevojitet vetëm vullnet dhe vetëm pakëz përpjekje, siç është përpjekja për ta bërë një fotografi, për ta zbuluar bukurinë e vërtetë të saj.”

Arjeta Emra, nga Këshilli Britanik që njëherësh është edhe partner i MPJ të Kosovës në implementimin e projekteve të diplomacisë publike, tha se “gara tërhoqi shumë më shumë interesim se që pritnim që dëshmon se u arrit mënyra e mirë e komunikimit. Fotot do të mbesin përjetësisht në Internet. Uroj punën e Ministrisë së Jashtme dhe idetë që ka zhvilluar në kuadër të Diplomacisë Digjitale”

Petrit Selimi, zëvendësministër i Jashtëm tha se “e falënderon jurinë për një punë masive. MPJ ka iniciuar këtë ide duke besuar se qytetarët janë shpesh diplomatët më të denjë të rrëfimit të shtetit tonë.

Fitues të 5 fotove më të mira janë: Arben Llapashtica, Beni Cufi, Besnik Hasanaj, Fisnik Dobreci, Shkëlzen Rexha.

Ndërsa fituesit e 15 fotove më të mira janë: Abdurahim Abdushi, Besian Durmishi, Bujar Gashi, Dita Syla, Enis Abdullahu, Gent Gjikolli, Ilir Lloncari, Linda Dibra, Nëntor Oseku, Petrit Daku, Nita Pallaska, Faredin Agaj, Rejhana Rexhaj, Trim Kabashi, Valon Majanci.

InstaKosova është projekti i tretë i realizuar në muajt e fundit që synon rritjen e përmbajtjes rreth Kosovës në Internet.

Më parë u organizuan AppCamp dhe Wikipedia që synonin rritjen e prezencës së aplikacioneve mobile për Kosovën si dhe artikujve në enciklopedinë më të madhe Wikipedia.

Projekti i Diplomacisë Publikë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës me Këshillin Britanik së fundi u përmend edhe si shembull i bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Britanisë nga Baronesha Warsi, ministre e Jashtme Britanike në një sesion të Parlamentit Britanik 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)