22 Janar 2025

Shoqëria Civile, marsh paqësor kundër dhunës në Kuvend

Prishtinë, 22 tetor - Duke e përcjellur me shqetësim rrjedhën e situatës politike të krijuar në vend, organizatat e shoqërisë civile, nesër duke filluar nga ora 11:00 do të organizojnë një marsh paqësor simbolik për të adresuar mesazhet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit.

Drejtori Ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kyreziu tha se nesër marshi do të jetë paqësor dhe bëri thirrje për skenën politike që të kontribuojë në zgjidhjen e situatës përmes dialogut dhe assesi përmes dhunës.

Kryeziu tha se pa ndryshim të qëndrimeve nga palët nuk është dashur të thirret seanca, mirëpo ai shpreson që seanca e nesërme do të zhvillohet pa dhunë dhe pa përdorimin e mjeteve të ndaluara me ligj.

Nisja bëhet nga Sheshi Zahir Pajaziti në ora 11:00 dhe përfundon tek Kuvendi i Kosovës ne 11:30.

·    Bëjmë thirrje që dhuna të mos jetë pjesë e veprimit politik si brenda ashtu jashtë institucioneve të Kosovës. Gjuha e dialogut politik është forma e vetme e zgjidhjes së problemeve politike.

·    Mbështesim iniciativën e Presidentes Jahjaga për takim me liderët e subjekteve politike parlamentare, në funksion të tejkalimit të gjendjes së krijuar dhe inkurajojmë subjektet politike për gjetjen e zgjidhjeve konkrete për normalizimin e jetës parlamentare dhe institucionale në vend.

·    Thirrja e seancave plenare pa ndryshim të qëndrimeve dhe rrethanave politike, nuk i shërben daljes nga situata e krijuar politike, përkundrazi ajo mund të ndikojë në përshkallëzimin  e mëtutjeshëm të saj.

Organizatat e poshtëshënuara:

EC Ma Ndryshe
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS)
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
OJQ Konsumatori
Lëvizja FOL
Iniciativa për Progres (INPO)
Klubi Avokues për Personat me Aftësi të Kufizuar
POLIS
Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK)
Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (KCIC)
Shoqata e Intelektualëve të Pavarur, Deçan
Syri i Vizionit (SiV)
OJQ - Zana
OJQ - Femrat Aktive të Gjakovës
OJQ - Piramida

####
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)