20 Janar 2025

Shoqëria Civile i bën thirrje Këshilli të Evropës të pranojë Kosovën si anëtare të plotë

Prishtinë, 5 maj - Me iniciativën e Institutit të Prishtinës për Studime Politikë (PIPS), 40 organizata jo-qeveritare të Kosovës i kanë dërguar një letër të përbashkët Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës  Thorbjørn Jagland ku i bëjnë thirrje që të ndihmoj dhe të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës qëndron në mesin e trupit më të plotë dhe gjithëpërfshirës, që mishëron vlerat dhe standardet më të larta të mbrojtjes së të drejtave  njeriut dhe të minoriteteve, sundimin e ligjit dhe qeverisjes demokratike, andaj integrimi i plotë i Kosovës në këtë organizatë është e një rëndësie qenësore në forcimin dhe avancimin e angazhimeve të vendit në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Për më shumë anëtarësimi në Këshillin e Evropës  është ri-afirmim i së ardhmes së Kosovës në Bashkimin Evropian.


Mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës privon kosovarët të kenë qasje në mekanizma të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut si Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, diçka që të qytetarët e tjerë të vendeve Evropiane e gëzojnë. 

Leonora Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) sqaroi se me  përfundimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i një rëndësie të veçantë. 

Ajo deklaroi: “Rruga e shtetësisë së Kosovës ka kaluar nëpër sfida të mëdha të të drejtave të njeriut, megjithatë këmbëngulja jonë për të përqafuar vlerat evropiane mbetet paradoksalisht e ‘shpërblyer’ me ritëm të ngadaltë dhe të pasigurisë prej anës së BE-së dhe organizatave të tjera Evropiane.

Derisa autoritetet shtetërore të Kosovës mund të kenë qenë më të shpejtë dhe më efektiv për të realizuar detyrat e tyre të shtëpisë, sidomos kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, mirëpo marrëdhëniet midis Kosovës dhe Këshillit të Evropës janë dominuar nga qëndrimet jo-miqësore nga disa shtete anëtare vis-à-vis shtetësisë së Kosovë. Kjo ka kontribuar në masë të madhe në izolimin e vazhdueshëm të vendit nga integrimet euro-atlantik”


Anëtarësimi në Këshill të Evropës është shumë më tepër se një prioritet politik i Qeverisë, i shoqërisë civile dhe i qytetarëve .

Kjo është  një nevojë afatgjatë dhe strategjike që buron nga procesi jonë i integrimit në familjen evropiane , i cili nuk është vetëm një qëllim , por nënkupton një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sepse për të qenë mundësuar realizimin e potencialit tonë të plotë, ky proces nuk duhet të jetë vetëm për marrëdhëniet ndërmjet burokracive , por para të gjithash një lidhje me marrëdhëniet mes popullit të Kosovës dhe atyre të vendeve të tjera në të gjithë kontinentin evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)