24 Dhjetor 2024

Shoqatat e diasporës rritin nivelin e bashkëpunimit me institucionet në Kosovës

Prishtinë, 28 korrik - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministren znj.Liza Gashi, ishin nikoqire të një grupi të përfaqësuesve të shoqatave shqiptare nga diaspora, me të cilët zhvilluan takim.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të diskutohen mundësitë e bashkëpunimit si dhe nevojat dhe sfidat me të cilat përballen këto shoqata dhe anëtarët e tyre.

Gjatë këtij takimi ministrja Gërvalla ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do ta harrojnë asnjëherë as bashkëpunimin e as kontributin e shoqatave të diasporës për vite me radhë për vendlindjen si në kulturë, arsim e në fusha tjera.

“Sot kërkesat që ju i keni, këndvështrimin tuaj, problemet që keni duam t’i dëgjojmë nga afër”, ka thënë Gërvalla teksa ka siguruar ata që nuk do t’ju mungoj mbështetja e Qeverisë së Kosovës për aktivitetin e tyre.

Gjithashtu edhe zëvendësministrja Gashi, ka theksuar nevojën për kanalizim të energjisë dhe punës duke u bërë bashkë mërgata si dhe duke e ngritur nivelin e bashkëpunimit me institucionet në Kosovë.

 “Vetëm duke u bërë bashkë mund të avancohet roli i mërgatës në shoqëritë ku jetojnë”, ka shtuar ajo.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)