29 Prill 2024

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së paralajmërojnë protestë

Prishtine, 28 dhjetor - Në konferencën për media të mbajtur sot në Prishtinë, drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si OVL, SHFD dhe SHIL të UÇK-së, kanë shpalosur detalet e Protestës së 30 dhjetorit.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka bërë me dije se vendimi që Dita e Veteranit sivjet të shënohet me Protestë për mbrojtje të vlerave të luftës, është marë nga organet më të larta të OVL të UÇK-së.

Gjithashtu Xhemajli ka thënë se kjo protestë nuk është e fundit dhe do të vazhdohet me këto protesta deri në miratimin e ligjit të mirëfilltë për kategoritë e luftës.

Njëherësh ai ka bërë ftesë që të gjithë veteranët të bashkëngjiten në Prishtinë, të premten me 30 dhjetor 2011, në ora 12. Takimi i protestuesve do të bëhet tek parkingu pas Pallatit të Rinisë.

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së SHIL, është vendosur të përkrahet protesta dhe njëherësh ka bërë thirrje që të gjithë invalidët e luftës të jenë pjesë e protestës.

Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka thënë se edhe në takimin me kryetarët e degëve të kësaj shoqate, është marë mbështetje e plotë për protestën dhe se në asnjë mënyrë nuk do të lejohet që të shkelen vlerat e luftës dhe dinjiteti i luftëtarëve të lirisë, invalidëve e Dëshmorëve të Kombit.

Ai pasi ka adresuar një varg kritikash për qeverinë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, ka bërë thirrje që të gjitha familjet e dëshmorëve të jenë pjesë e protestës të premten.




 
 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)