06 Janar 2025

Shoqata e miqësisë Kosovë-Izrael përshëndet marrëveshjen

Prishtinë, 11 shtator - Shoqata e miqësisë Kosovë-Izrael “Dr. Haim Abravanel” përshëndet marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe popujve.

"Gurthemeli i marrëdhënieve tona është pikërisht sjellja shembullore e kombit shqiptar gjatë Holokaustit, prandaj shpëtimtarët e hebrenjve meritojnë nderimin e përhershëm me të cilët mburremi", thekson Shoqata.

Shoqata e miqësisë Kosovë –Izrael “Dr. Haim Abravanel” u formua me qëllim për të mos lënë në harresë këtë vepër të jashtëzakonshme humane të treguar nga shqiptarët e Kosovës gjatëperiudhës më të errët të njerëzimit në kohët moderne, Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë, pa asnjë lloj kompensimi.

Ky fenomen i cili nuk u shfaq në asnjë vend tjetër të botës ende nuk është zbuluar i plotë.Në fillim të viteve 1980-të, Xhangyle Ilijazi, ishte aktivistja e parë që filloi të hulumtojë dhe regjistrojë faktet mbi fenomenin unik të shqiptarëve të Kosovës të cilët strehuan hebrenjtë gjatë periudhës më të errët të njerëzimit në kohë moderne, Holokaustit.

Në vitin 2005, bashkëme të ndjerin Mustafë Rezniqi, si dhe veprimtarë të tjerë dhe anëtarë të familjeve të tjera shqiptare të Kosovës që kishin strehuar hebrenj gjatë Holokaustit, themeluan Shoqatën e miqësisë Kosovë-Izrael“Dr. Haim Abravanel”, qëllimi kryesor i së cilës është hulumtimi, zbulimi, regjistrimi, dokumentimi dhe publikimi i të gjitha fakteve mbi shpëtimin dhe strehimin e hebrenjve gjatë Holokaustit në Kosovë dhe Ballkan.

Shoqata bashkë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e drejtuar nga ish-kongresisti amerikan Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes-DioGuardi, në kuadër të shumë aktiviteteve të përbashkëta kanëshpalosur këtëpjesëtëhistorisësëkombit shqiptar para opinionit botëror.

Duhet theksuar seishinpikërisht ish-kongresisti DioGuardi dhe kongresistii ndjerëTom Lantos, zyrtarët e parëamerikanëqëvizituan Shqipërinëgjatëkomunizmit dhe takuan diktatorin Ramiz Alia, më 1990.

Ky i fundit u prezantoi dokumente tëpanjohura për shpëtimin e hebrenjve nëShqipëri, tëcilat dy zyrtarët amerikanëi dërguan nëIzrael për tëvërtetuar autenticitetinetyre.Për herë të parë opinioni publik filloi të mësonte për veprën unike të kombit shqiptar në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu, në misionin e Shoqatës qëndron edhe kultivimi i miqësisë në mes dy kombeve tona, të cilat i bashkon e kaluara e përbashkët ebashkëjetesës dhe e mirëkuptimit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)