06 Maj 2024

SHLV e UÇK: Serbia po nis konflikt të ri në Preshevë

Tetovë, 24 janar - Ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) sot u kanë dalë zot shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe janë solidarizuar me ta pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së, të dielën, nga xhandarët serbë.

Shoqata e Veteranëve të Luftës, e kryesuar nga anëtari i BDI-së, Fazli Veliu, tha në një komunikatë se Serbia e nisi një konflikt të ri kundër shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Duke e përcjellë nga afër situatën në Kosovën Lindore (Lugina e Preshevës), e cila mbetet e tensionuar, konstatojmë se nismën e një konflikti të ri Serbia e bëri mu aty ku shqiptarët mund të nënshtrohen më shpejt ose të dyndeshin me lehtë”, thuhet në komunikatën e SHLV-së.

Kjo shoqatë thotë se me heqjen e dhunshëm të lapidarit, Serbia bëri “atentat psikologjik ndaj shqiptarëve vendorë dhe mbarë kombit”.

“Tani nga të gjitha anët shqiptarët këshillohen që të jenë të përmbajtur, paqësorë, të urtë. Askush nuk mendon se shqiptarëve aty u duhet mbrojtja, siguria, ekzistenca, ardhmëria. Ne pa u realizuar kushtet e fundit, nuk do të shkëputemi nga kjo anë stërgjyshore shqiptare”< porosit SHVL e UÇK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)