Shkon Ministri Besim Beqaj
Prishtinë, 25 mars - Dështimi i realizimit të projekteve më madhore ekonomike në vend, si shitja e Valës, ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re etj, ka mundësi ta lënë pa vend të punës ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Dështimi i realizimit të projekteve më madhore ekonomike në vend, si shitja e Valës, ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re etj, ka mundësi ta lënë pa vend të punës ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Riformatimi i Qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri Hashim Thaçi tash është çështje ditësh. Burimet e portalit Express kanë treguar se gjatë qëndrimit në Neë York së bashku, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli, janë dakorduar edhe për detajet më të imta të marrëveshjës për riformatimin e qeverisë.
Portali Express ka mësuar se në mesin e ndryshimeve të dakordauara, përveç tjerash, është edhe largimi i Beqajt. Ai mësohet se është identifikuar si fajtori kryesor për mosrealizimin e projektëve kryesore ekonomike, si shitja e 75 për qind të aksionëve të operatorit Vala, si dhe bërjen realitet të ndërtimit të kapacitetëve të Termocentralit Kosova e Re.
Burimet tregojnë se z. Thaçi është i pakënaqur me performancen e ministrit Beqaj gjatë gjithë kohës se tij si ministër.
Një problem tjetër qe i rendon mbi kokë z. Beqaj është edhe menaxhimi që ai ia ka bërë kohëve të fundit aferës se faturave të KEKut, ka treguar një burim i mirëinformuar i gazetës.