07 Maj 2025

Shkeljet kushtetuese me rastin e votimit të Hashim Thaçit president

Prishtinë, 2 mars - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka dhënë disa aryse se pse zgjedhja e Hashim Thaçit në postin e presidentit mund të anulohet nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Me posht mund t\'i gjeni gjetjet e AAK në rastin e zgjedhjes se presidentit.

E para zt. Hashim Thaçi, mund ta ketë shkelur kushtetutën, menjëherë pas zgjedhjes sepse nuk ka bërë dorëheqje publike nga postet e mëparshme, siç e parasheh Kushtetuta. Ai këtë e ka bërë me disa ditë vonesë, dhe në një rast të tillë ka bërë shkelje të kushtetutës. Kushtetuta nuk parasheh shkelje të mëdha ose të vogla.

Ai, ose e ka shkelur kushtetutën ose jo. Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, thuhet se presidenti i zgjedhur nuk mund të mbajë asnjë post tjetër dhe Hashim Thaçi, të paktën për disa ditë, i ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Partisë Demokratike dhe atë të zvkryeministrit dhe ministrit të jashtëm.

E dyta Hashim Thaçi është votuar në një parlament i cili nuk i ka pasur 120 deputetë, por 119. Me Kushtetutën e vendit thuhet se vendi i zbrazët në Parlament duhet të plotësohet menjëherë, dhe kjo gjë nuk ka ndodhur. Pas dorëheqjës së deputetit Ramush Haradinaj, Presidentja e vendit ka kërkuar nga KQZ, që ta certifikojë Ali Berishën në vendin e zbrazët, me disa ditë vonesë dhe pas votimit të presidentit.

E treta, Kryetari i Kuvendit nuk ka raportuar se sa deputetë mungojnë në seancën e votimit të presidentit. Sa prej tyre janë të përjashtuar, sa prej tyre mungojnë pa arsye dhe sa prej tyre mungojnë me leje, nëse ka pasur të tillë. Në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese në “Rastin Pacolli”, thuhet se të 120 deputetët e Kuvendit duhet të jenë në sallë, përpos atyre që janë liruar me arsye dhe me leje të Kryetarit të Kuvendit. Në rastin e votimit të Hashim Thaçit president, nuk është zbatur as kjo normë e përcaktuar me interpretim të Gjykatës Kushtetuese.

E katërta, nuk është plotësuar kushti i një kundërkandidati për president, ku zt. Rafet Rama, i propozuar nga Kryetari i Kuvendit dhe i arsyetuar nga deputetja Ganimete Musliu, qyshë gjatë seancës ka rezultuar të jetë farsë.

Vetë kundërkandidati për president zt. Rafet Rama, ka deklaruar se ai në të tri raundet e ka votuar kundërkandidatin e tij në këtë votim.

Deputetaja Ganimete Musliu, që në fillim e kishte arsyetuar kandiadturën e zotit Rafet Rama për president, po në të njejtën seancë e ka tërhequr arsyetimin e saj dhe ka bërë thirrje që të votohet Hashim Thaci e jo Rafet Rama, duke thënë se edhe ajo përsonalisht do ta votojë Hashim Tha[in,  gjë që e ka lënduar tej mase kushtin themelor që për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, të paktën duhet të jenë dy kandidatë.

Dhe së fundi, pushimet e pajustifikueshme ndërmjet raundit të parë, të dytë dhe të tretë të votimit, kanë krijuar një hapësirë dyshimi se janë bërë me qëllim të ndërhyrjës në vullnetin e deputetëve për të votuar, sepse ka pasur një ndryshim të madh nga rezultatet e votimit të parë me atë të votimit të tretë.

Të gjitha këto do të duhej të ishin arsye të mjaftueshme që çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës (Hashim Thaçit) të dërgohej në GjYkaten Kushtetuese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)