18 Janar 2025

Shkarkohet Xhabir Hamiti

Prishtinë, 20 gusht - Me 23 vota për dhe një abstenim, anëtarët e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës kanë shkarkuar nga posti i kryetarit të Kuvendit të deritanishëm, Xhabir Hamitin.

Sekretari organizativ i BIK-ut, Resul Rexhepi, në një konferencë për media ka deklaruar se shkarkimi i Hamitit është bërë për arsye se ai ka lëshuar mbledhjen në mënyrë arbitrare pa përfunduar ajo. Sipas tij Hamiti nuk e ka përfillur dëshirën e anëtarëve të tjerë për futjen në rend të ditës pikën, ku do të diskutohej për ndryshimin dhe plotësimin e Kushtetutës së BIK-ut.

“Me vendim të Kuvendit, me 23 vota për dhe një abstenim kanë vendosur për shkarkimin e kryetarit të deritanishëm të Kuvendit”, ka thënë Rexhepi, duke shtuar se me datën 29 gusht do të mbahet edhe një mbledhje e radhës ku do të diskutohet për ndryshimet në Kushtetutën e Bashkësisë Islame.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)