16 Janar 2025

Shkarkohet hoxhë Irfan Salihu

Prishtinë, 6 qershor - Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e hoxhë Irfan Salihut, për shkak të një deklaratave të tij ofenduese në xhaminë Suzi Zerri në Prizren.

Ndaj ligjëratës së hoxhës kanë reaguar si shoqëria civilie, ashtu edhe deputetë e grupe partiake të Kosovës.

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës, disa deputete kërkuan nga Bashkësia islame e Kosovës që të distancohet nga fjalët e hoxhës.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, ka kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) të distancohet nga fjalët e Hoxhë Irfan Salihut, imam ky në xhaminë Suzi Zerri në Prizren.

“Kosova është vend laik ku respektohet feja. Kosova është vend ku nxitja e dhunës është e ndaluar me ligj. Duke pas parasysh se Irfani është nën ombrellën e BIK-ut, kërkojmë që BIK-u të distancohet nga fjalët e hoxhës”- është shprehur Sahatqija në emër të grupit parlamentar të LDK-së.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) tha se, “Kjo gjuhë e përdorur nga Hoxha është plotësisht e papranueshme”.

“Tendenca për të njollosur nënat tona është tendencë për të shkelur mbi barazinë gjinore. Grupi i PDK-së, kërkon që këto raste të mos përsëriten më, se tensionimi i situatës nuk shkon në favor të askujt”-  u shpreh Deliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)