Shkarkohet guvernatori i BQK-së
Rexhepi është në paraburgim tash e dy muaj duke u hetuar nga EULEX-i për korrupsion dhe mito.
Disa deputet kanë kërkuar që të shtyhet koha për shkarkim, mirëpo ai është shkarkuar me votën e shumicës së deputetëve.
Rexhepi po qëndron në paraburgim që nga 23 gushti pas arrestimit të tij me dyshimin për korrupsion, keqpërdorim të detyrës zyrtare, ryshfetmarrje, shmangie tatimi, ushtrim ndikimi dhe larje parash.