27 Dhjetor 2024

Shhtetet e Karaibeve, shqyrtojnё njohjen njohjen e Kosovёs

Uashington, 4 shkurt - Gjatё  qёndrimit nё Uashington, dhe nё pёrpjekje pёr tё  bindur shtetet qё ende nuk e kanё njohur formalisht Republikёn e Kosovёs, Ministri i Punёve tё Jashtme i Republikёs sё Kosovёs, z. Skender Hyseni, ёshtё takuar me ambasadorёt e shteteve tё Komunitetit tё Karaibeve (CARICOM), tё akredituar nё Uashington.

Nё kёtё takim, Ministri Hyseni u ёshtё drejtuar ambasadorёve me njё fjalё qё ka pasur pёr qёllim tё prezantojё dhe argumentojё nevojёn dhe drejtshmёrinё e aktit tё njohjes sё shtetit tё Kosovёs, si dhe ёshtё pёrgjigjur nё interesimet e ambasadorёve.

Ministri ka folur pёr kontekstin specifik nё tё cilin ёshtё  krijuar shteti i Kosovёs, duke filluar me shpёrbёrjen e dhunshme dhe jo-konsensuale tё ish-Jugosllavisё, shkeljet masive tё tё drejtave tё njeriut dhe lirive themelore, e deri te ndёrhyrja e NATO-s, administrimi ndёrkombёtar i Kosovёs dhe negociatat pёr statusin.

Ministri i ka njoftuar ambasadorёt edhe me tё arriturat e Republikёs sё Kosovёs qё nga shpallja e pavarёsisё, si dhe ka folur pёr rёndёsinё e njohjeve nё konsolidimin e mёtejmё tё shtetit tё ri, si nё planin e brendshёm, ashtu dhe nё atё ndёrkombёtar, veçanёrisht pёr rёndёsinё qё njohjet e reja kanё nё anёtarёsimin nё organizma tё ndryshёm ndёrkombёtar.

Nё kёtё kontekst, Ministri Hyseni ka ripёrsёritur thirrjen e tij drejtuar kёtyre shteteve pёr njohjen e pavarёsisё sё Kosovёs, dhe ёshtё njoftuar nga disa prej ambasadorёve se shtetet e tyre janё duke e shqyrtuar njohjen. Gjithashtu, Ministri ka marrё sigurime nga ambasadorёt se kjo kёrkesё do tё pёrcillet te kryeqendrat e tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)