21 Janar 2025

Sherifi: Nuk ka dhunë, burgosje e as persekutim që na ndal

Prishtinë, 3 dhjetor - Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se Nisma do të mbetet pjesë e opozitës së bashkuar deri në tërheqjen e dy marrëveshjeve.

Ai tha për ‘Epokën e re’ se nuk do të ketë dhunë, burgosje e as persekutim që do ta detyrojë opozitën të tërhiqet nga kërkesat e saj për mbrojtje të shtetit.

“Kjo qeveri sa më shpejt duhet ta kuptojë se për të vazhduar jeta normale parlamentare duhet të hiqen nga rendi i ditës këto marrëveshje. Mos harron se populli ynë reagon ngadalë, por kur reagon, reagon shumë keq”, ka thënë Sherifi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)