Shërbyesit Civil të Komunës së Vitisë nuk respektojnë orarin e punës
Prishtinë, 2 nëntor - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, duke monitoruar punën e qeverise lokale të Komunës së Vitisë, ka identifikuar mos respektim të orarit të punës nga shërbyesit civil. Zyrtaret komunal në periudhat kohore nuk qëndrojnë ne zyret e tyre, ata qëndrojnë në kafenetë afër komunës.
Kjo dukuri është duke e përcjellur këtë institucion që një periudhe të gjatë duke filluar nga shefat e sektorëve, e deri tek shërbyesit civil normal.
AVONET konsideron se udhëheqësit dhe shefat janë të obliguar që të zbatojnë ligjin dhe udhëzimet administrative, po ashtu edhe rregulloret dhe kodin e mirësjelljes, por jo ata që janë të obliguar për ti respektuar të jenë shkelësit e më të mëdhenjë.
Mungesa e mos shqiptimit të masave disiplinore për shërbyesit civil, krijon mos disipline brenda institucionit dhe neglizhencë në kryerjen e detyrave të punës.
AVONET kërkon nga kryetari që të ndal këtë dukuri të mos qëndrimit të shërbyesve civil në punë sepse kjo dukuri rrit mos besimin tek qytetarët, si dhe në të njëjtën kohë krijon pakënaqësi tek shërbyesit civil që respektojnë kodin e mirësjelljes.