Shërbimi votues fillon nga 10 deri me 16 nëntor
Prishtinë , 10 nëntor - Mbështetur në Ligjin për Zgjedhjet dhe në Planin Operacional, prej datës 10 nëntor, deri më datën 16 nentor, fillon periudha e Shërbimit Votues.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, organizon periudhën e Shërbimit të Votuesve në tërë teritorin e Kosovës. Sipas ligjit, të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë të regjistruar në Regjistrin Civil dhe i kanë mbushur 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve, kanë të drejtë të votimit.
Qytetarët e Kosovës, për të pasë informacione më të kompletuara lidhur me këtë proces, mund të informohen në Web Faqen e KQZ ( www.kqz-ks.org ), ose të shkojnë në Zyret e Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ).
Nëse qytetarët dëshirojnë ta ndryshojnë Qendrën e Votimit brenda komunës së tyre, duhet të plotësojnë Formularin për Ndërrim të Qendrës së Votimit me ndihmën e Zyrtarit Ekzekutiv të KKZ-së në komunën e tyre. Ndërrimi i qendrës së votimit, mund të bëhet prej datës 10 nëntor, deri më 16 nëntor 2010, në zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor në secilën komunë të Republikës së Kosovës.
Nëse qytetarët kanë ndërruar vendbanimet dhe dëshirojn të votojnë në ndonjë qendër të votimit në ndonjë komunë tjetër nga ajo e zgjedhjeve të fundit, ata duhet që ta informojnë QKRC (Qendrën Komunale të Regjistrimit Civil) për ndryshimin e adresës së tyre. Data e fundit për ta bërë këtë ndryshim, është 16 nëntori 2010.