Shënohet Java Globale për Edukimin mbi Median dhe Informacionin
Prishtinë, 28 tetor - Me rastin e Javës Globale për Edukimin mbi Median dhe Informacionin, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), organizojnë tryezë diskutimi me temë “Rregullatorët e mediave dhe edukimi mbi median dhe informacionin (EMI)”.
Kjo ngjarje organizohet me qëllim të shënimit të Javës Globale për Edukimin mbi Median dhe Informacionin, javë kjo që shënohet çdo vit nga UNESCO.
Aktivitetet anë e mbanë botës që organizohen në kuadër të Javës Globale për EMI paraqesin një mundësi të veçantë për palët e interesit që të diskutojnë progresin e shënuar në fushën e edukimit mbi median dhe informacionin.
Këtë vit, Kosova do të jetë pjesë e kësaj jave përmes disa aktiviteteve të organizuara nga akterë të ndryshëm, njëri nga të cilët është edhe kjo tryezë e cila organizohet me bashkëpunim të KPM-së dhe INDEP-it.