18 Janar 2025

Shënohet dita universale e fëmijëve

Prishtinë, 20 nëntor - 20 nëntori i çdo viti shënohet si Dita Universale e Fëmijëve, në shumë vende të botës, duke u nisur nga rekomandimi i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që nga viti 1956.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Avokati i Popullit Sami Kurteshi ka pritur sot një grup fëmijësh nga shkollat e Komunës së Prishtinës.

Takimi i sotëm me fëmijët ka shënuar aktivitetin përmbyllës pas një varg aktivitetesh që bashkëpunëtorët e institucionit kanë mbajtur për një javë rresht nëpër shkolla të ndryshme në në disa nga fshatrat e komunave të rajoneve të Prizrenit, Pejës, Mitrovicës dhe të Gjilanit.

Qëllimi i shënimit të kësaj dite është inkurajimi i vëllazërisë dhe mirëkuptimit në mes të fëmijëve, si dhe promovimi i të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve.

Në këto takime nxënësit janë informuar për misionin e IAP-së në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, përkatësisht të fëmijëve, si dhe për punën dhe aktivitetet që bën IAP në këtë drejtim

Në takimet e mbajtura fëmijët janë interesuar të dijnë për situatën e të drejtave të fëmijëve, mënyrën e adresimit të shqetësimeve dhe problemeve të nxënësve në shkolla, si dhe lidhur me respektimin e të drejtave të fëmijëve me nevoja të veçanta.

Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me dhunën që ushtrohet ndaj fëmijëve, për kushtet dhe mundësitë që ofrohen nëpër shkolla, por gjithashtu gjatë takimit ata kanë ngritur edhe çështje komplekse e shqetësime që janë reflektim i përditshmërisë shoqërore dhe ekonomike .

Mbresëlënëse nga takimet ishte se fëmijët dijnë të identifikojnë shqetësimet dhe problemet reale, shfaqin opinionet e tyre lidhur me çështje që meritojnë vëmendje dhe kërkojnë përkushtimin e të rriturve, që fëmijëve t’u sigurohet dinjiteti, mirëqenia, shkollimi dhe gjithëçka tjetër që garanton jetë e përspektivë më të mirë për ta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)