16 Janar 2025

Shënohet dita e Presidentit, 24 maji

Prishtinë, 24 maj - Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga sot në Ditën e Presidentit, bëri nderime dhe vuri një kurorë me lule te varri i Presidentit të Parë të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova.

Duke e përkujtuar kështu shëmbëlltyrën e personalitetit dhe udhëheqësit  që ishte nismëtar i proceseve demokratike i ndërtimit të pluralizmit dhe i platformës politike për Republikën e Kosovës, për liri, pavarësi dhe demokraci dhe për orientimin properëndimor të Kosovës, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Jahjaga në shënimin e kësaj dite e priti në një takim ish Presidentin Fatmir Sejdiu, duke vlerësuar punën dhe kontributin e tij në ndërtimin e demokracisë në periudhën e tranzicionit dhe në shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Presidentja Jahjaga theksoi se shënimi institucional i 24 majit si Ditë e Presidentit të Republikës së Kosovës dëshmon për suksesin tonë në ndërtimin e demokracisë në respektimin e ndarjes së pushteteve dhe në vlerësimin e Presidentit si institucion mbipartiak, si faktor i unitetit institucional dhe i unitetit të popullit në kushtet e zhvillimit të shtetit tonë të demokracisë parlamentare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)