Shënohet Dita e Europës
Prishtinë, 9 maj - Në "Ditën e Europës" në Kosovë do të mbahen disa aktivitete për promovimin e vlerave europiane të kombit shqiptar.
Në këtë aktivitet pritet të përkujtohet roli i madh i besës shqiptare, si një vlerë autentike kombëtare.
Po ashtu për nder të dites se Evropës, Forumi i Rinisë i LDK-se do të prezantoj një instalacion në sheshin "Zahir Pajaziti" si dhe mbahet një turne në futboll rruge ku të pranishëm do të jenë Shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zbogar si dhe Ministrja e Integrimeve Europiane Vlora Çitaku.
Nuk do të ketë vetëm aktivitete argëtuese, por studentë që janë pjesë e Unionit të Studentëve Pro Evropian, do të protestojnë për shkak të mungesës së shettasve të Kosovës për të lëvizur në shtetet e BE-së.