19 Janar 2025

Shënohet 8 vjetori i vdekjes së Rugovës

Prishtinë, 21 janar - Në Kosovë sot shënohet tetë-vjetori i  vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Në përvjetorin e tetë, homazhe te varri i tij, pritet të bëjë sot, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, me bashkëpunëtor. Ata, gjithashtu do të vizitojnë familjen e Rugovës, dhe organizojnë akademi përkujtimore për nder të veprës së tij.

Homazhe te varri, i ish presidentit Rugova, do të bëjë sot edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci me bashkëpunëtorë të tjerë.

Homazhe te varri i Rugovës, do të bëjë edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në çdo përvjetor, varri i Rugovës, në lagjen ‘Velania’ në Prishtinë, është vendtakim për liderë dhe qytetarë që vlerësojnë veprën e tij.

Ibrahim Rugova u nda nga jeta më 21 janar të vitit 2006, në moshën 61 vjeçare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)