17 Janar 2025

Shënohet 28 Nëntori - Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë

Prishtinë, 28 nëntor - Shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe vendet tjera, do të festojnë sot 28 Nëntorin, që këtë vit shënon 104 -vjetorin e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.

Kjo ditë përpos Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë shënon njëkohësisht edhe datëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prishtina është dekoruar me flamuj kuq e zi, ndërsa aktivitete të ndryshme po zhvillohen për të shënuar këtë festë.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, si dhe ata të partive politike, i kanë uruar qytetarëve me rastin e kësaj feste.

Ata sot do të bejnë homazhe dhe do të vendosin lule tek varrezat e dëshmorëve të vendit.

Po sot nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Kullën e Isa Boletinit në Boletin, Mitrovicë, mbahet manifestim për nder të Festës së 28 Nëntorit.
 
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)