29 Prill 2024

Shënohet 23-vjetori grevës së minatorëve

Stan Terg, 20 shkurt - Sot, pikrisht në restorantin e minjerës Trepça në Stan Terg, aty ku 23 vjet më parë ishte marr vendimi për grevën e njohur të vitit 1989, e cila ishte kundërshtim i hapur i ndryshimeve kushtetuese përktësisht suprimimit të Kushtetutës së Kosovës dhe në pjesëmarrje të drejtuesve të ndërmarrjes Trepça soleminsht u shënua përvjetori i grevës së minatorëve


Të pranishem ishin manaxheri Ferat Shala, drejtorit të minjerës Beqir Musliu, nënkryetarit të KK-së Riza Haziri, përfaqësuesve të ish-grevistëve dhe grupit të 14-të të të denuarëve përfshirë Azem Vllasin, Aziz Abrashi, Burhan Kavaja Avdi Uka, etj. dhe minatorëve nga Artana e Kishinica dhe mysafirëve të tjerë.

Pas mirëseardhjes dhe falenderimit nga zëvendës menaxheri Halil Qela i cili grebën e vlerësoi si \"kthesë në historinë më të re të vendit tonë në përpjekjet e vazhdueshmë për mbijetesë, liri pavarësi e shtet sovran\" foli Nezir Behrami kryetar i sindikatës duke përkujtuar këtë ngjarje historike që bëri bujë dhe tundi themelet e krijesës artificale të ashtuqujtur Jugosllavi. 

Behrami nënvizoi se: \"Greva e minatorëve ishte produkt i gjendjes së vështirë të popullit shqiptar të cilit po i merreshin edhe ato pak të drejta që kishte në atë kohë. Ishin ato vite të maltretimit, shtypjes dhe vuajtjeve pafund të popullit tonë, të cilave iu thanë Jo të madhe minatorët me grevën e njohur 8 ditëshe që mbronte të drejtat tona si popull dhe ishte kundër suprimimit të Kushtetutës së 74-të, lëvizje kjo që u mbështet fuqishëm nga studentët dhe populli mbarë\".

Më pas Behrami theksoi se ngujimi në thellësitë e tokës bëri që në ato kohë të gjithë shqiptarët të bëheshin minatorë, ndërsa greva bëri jehonë në mediat botërore, mirëpo minatorët u nxorën me tradhëti nga zgafella dhe jo vetëm nuk u arritën rezultatet por minatorët ishin cak i hakmarjes dhe burgosjeve (1200 minatorë të dënuar 30 deri 60 ditë), procesit të montuar ndaj 14 drejtuesve, kjo shtyri minatorët në një tjeter përpjekje e grevë dhe ngujim në tetor kur 62 minatorë që nisen grevën u nxorën me dhunë.

\"Institucionet duhet të bëjnë më shumë për minatorët të mbështesin krijimin e kushteve më të mira për punë me çka do krijoheshin kushte për p[rodhim edhe më të madhe dhe për kthimin e namit të ndërmarrjes dhe në zhvillimin e Trepçës\" tha Behrami.

Drejtori i minjerës Beqir Maliqi theksoi solidaritetin e madh që ka mbretruar gjatë grevës, unisimin dhe rreshtimin e popullit në kerkesat ligjitime.

\"Mos investimi dhe shkatrrimi 10 vjeçar ku ne ishim të dëbuar, pat sjell minjeren buzë shkatrrimit, mirëpo fal punës së ekspertëve dhe minatorëve ne e shpëtuam dhe sot jemi në rrugë të rimëkembim dhe kthejm namin si burim i zhvillimit të vendit\" tha Maliqi duke njftuar se që nga gushti i vitit 2005 kur filloi prodhimtaria, për çdo vjet ka shtim të prodhimit dhe rezultate pozitive.

Vitin e kaluar kishte 16 mijë tonë më shumë ndërsa sivjet pritet rritje tjetër e podhimit

Në vitin 2011 kishim prodhim në masën 112 mijë tonë xehe ose 16 mijë tonë më shumë se vitin 2010, ndërsa për vitin 2012 planifikohet një shtim prodhimi deri 136 mijë tonë që është plan shumë ambicioz. Ai ka përmendur edhe projekt të shumta të kryera gjatë kësaj kohe siq janë riperrija e forcës punues me punësimin e minatorëve të rinjë dhe futjen në punë ehd të tre mekanizmave të reja për nxjerjen e xehes, ndërkohë që shpreson në mbështetje dhe zhvillim të mëtejm siq ëshët mbushja me hi e koridorve që ëshët projket shumë me rëndësi për minjerën. Manxheri Ferat Shala ka nënvizuar rëndësinë e madhe që kishte greva e minatorëve.

\"Ne si ndërmarrje duhet të vazhdojmë me rimëkëmbjen  dhe fuqizimin e kapaciteteve tona duke rikthyer namin dhe qenë bartës të zhvillimit të gjithë Kosovës si rrugë për të sëndërtuar amanetin e dëshmorëve\" tha menaxheri Ferat Shala.

Në emer të grupit të ashtuqujtur grupi i 14-tëve foli Azem Vllasi që ka theksuar se kësaj ngjarje historike duhet t\'i jepet rëndësi më e madhe dhe të festohet në të gjithë vendin.

\"Minatorët me grevën e tyre alarmuan botën demokratike për gjendjen e rëndë të shqiptarëve dhe ishte pengesë e veprimeve të Millosheviqit. Kjo ngjarje zgjoi ndërgjegjën e botës rreth realitetit që mbretronte këtu dhe ishte fillimi i fundit të një krijese siq ishte vendi në atë kohë\" tha ai duke kerkuar nga minatorët që edhe tani të kërkojnë nga qeveritarët syqeltësi dhe nikoqirllëk në ndërtimin e shtëpisë së fortë siq e ecilësoi ai shtetin e Kosovës.

Ndërsa nënkryetari i KK-së Riza Haziri përshkruajti rolin që kishte greva në tundjen e themelit të krijesës artificiale e cila mobilizoi intelektualet dhe forcat progresive ën rreshtimin në realizimin e synimeve që u jetësuan me luftën dhe shpalljen e pavarësisë.

Programi i mëtejmë pëmbajti këngë e valle nga grupi folklorik i Bajgorës, ndërsa voglushja Yllka Tahiri ka deklamuar vargje për pavarsinë, minatorët dhe vendin, ku spikatën vargjet drejtuara qeveritarëve për mosprivatizim të minjerave përkatsiht zhvillimin e tyre dhe rimëkëmbjen pasi do jenë burim dhe gjenerator i zhvillimit të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)