Shënohet 11 vjetori i ratifikimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës
Prishtinë, 9 prill - Sot mbushen plot 11 vite nga ratifikimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, një prej ditëve më të rëndësishme për Kosovën.
Më 9 Prill 2008, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, Kosova u radhit si shumë shtete të zhvilluara që ta bëj respektimin e të drejtave të njeriut, garantimin e paqes dhe demokracisë si vlera themelore të njerëzimit.
Kushtetuta është akti më i lartë politik dhe juridik i vendit tonë, garantues i të drejtave dhe lirive të njeriut.
Ky dokument është një akt politik për të ndërtuar dhe zhvilluar një shtet të drejtë dhe demokratik, dhe ky dokument i dha jetë pavarësisë së Kosovës.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës i ka 14 kapituj dhe 162 nene. Ajo ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.
9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë. Institucionet shtetërore të Kosovës sot pushojnë.