Shenjtërohet nëna e shekullit, bija shqiptare
Prishtinë, 4 shtator - Gruaja Demokratike e PDK-së përshëndetë shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan si një vlerë kulmore që i bëhet një bije shqiptare, misionare e veprave të bamirësisë në shërbim të njerëzimit.
Nëna Terezë ishte sinteza e vlerave më të mira të civilizimit shqiptar dhe me të drejtë u cilësua si nëna e shekullit, porosit nga Vatikani, kryetarja e Gruas Demokratike Justina Shiroka-Pula.
Akti i sotëm i shenjtërimit të bijës sonë, Nënës Terezë, por edhe koncerti i së shtunës nga artistët e mëdhenjë shqiptarë në Bazilikën e Shën Polit në Vatikan, na bënë të ndjehemi krenar që i takojmë kombit nga doli humanistja botërore Nëna Terezë. Vepra humane e saj bëri që mesazhet nga Vatikani drejt botës së qytetëruar të shkojnë shqip për një agim të ri në shekullin e ri në botën e dallimeve përfundon porosinë e saj kryetarja e GD-së, Justina Shiroka-Pula.