Shefqet Gashi i bashkohet AAK-së
Prishtinë, 28 gusht - Pas aderimit dje në AAK të 21 të rinjëve studentë nga Farizaj, sot kësaj partie i është bashkuar edhe Shefqet Gashi, një aktivist shumëvjeçar i çështjës kombëtare.
Zoti Gashi është një prej personaliteteve të respektuara në rajonin e Rahovecit, por edhe njëri prej kontribuesve më të mëdhenj nga diaspora në të gjitha proceset për lirinë e Kosovës.
Atij mirëseardhje në AAK, i uruan Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë. Haradinaj tha se AAK është në fazë të reformimit të saj, ku një prej objektivave strategjikë, është hapja e dyerve për kuadro të reja, të cilat kërkojnë një qasje ndryshe në politikën kosovare.
Zoti Gashi, ndërkaq tha se I bashkohej Aleancës, për shkak të qasjes konstruktive që ka kjo parti dhe lideri i saj, në proceset më vendimtare për Kosovën.