19 Maj 2024

Shefki Ukaj mashtroi deputetët

Prishtinë, 4 mars - “Fatin” e Shefki Ukajt, pritet ta zgjidhë përfundimisht Gjykata Kushtetuese. Nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dhe reagimi i shoqërisë civile, duket se do të jenë vendimtare për çështjen shumë të përfolur të ish-asamblistit të LDK-së, dhe tash kryeshef i kontestuar i Komisionit të Pavarur të Medieve, Shefki Ukaj.

Ndonëse, ky i fundit tash e gjashtë muaj po e “shijon” karrigen e kryetarit të KPM-së, megjithatë deputetët e Kuvendit të Kosovës kontestojnë legjitimitetin e tij, duke thënë se ai ka rënë ndesh me ligjin në momentin që ka fshehur të qenit asamblist i një subjekti politik, gjë e cila do t’ia pamundësonte zgjedhjen prej anëtari e më pas kryetari të  KPM-së.

Në kohën kur Ukaj kishte aplikuar për anëtar të KPM-së, në CV-in e tij kishte fshehur postin e këshilltarit komunal nga radhët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Kjo është e ndalur me ligjin e KPM-së, ku neni 12, pika 1.3, specifikon qartë se personat që mbajnë post publik të zgjedhur dhe të emëruar, apo personat të cilët kanë qenë në këto pozita gjatë dy vjetëve të fundit, nuk mund të jenë anëtarë të KPM-së.

Duke qenë e bindur se Shefki Ukaj ka rënë ndesh me ligjin,  Xhevahire Izamku, njëra nga nismëtarët e nënshkrimeve të deputetëve të Kuvendit, thotë se do t’i shkojë deri në fund rastit  të tij, të cilin do ta dërgojë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Ajo tha se Ukaj nuk është kryetar legjitim i KPM-së, dhe vendimet e tij janë jolegjitime dhe të kontestueshme.

“Shefki Ukaj gënjeu deputetët e Kuvendit të Kosovës në momentin e aplikimit për anëtar të KPM-së, duke fshehur deri ditën e fundit të qenit asamblist në KK të Prishtinës nga LDK-ja”, ka rikujtuar deputetja Izmaku.

Anëtarja e Komisionit parlamentar për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, thotë se nuk mund t’i  “mbyll sytë” para rastit të Ukajt, pasi që ky i fundit ka shkelur ligjin më të “dyja këmbët”, duke qenë në njërën anë këshilltar komunal dhe mbajtur librezën e LDK-së, e në anën tjetër merr postin e kreut të KPM-së, që duhet të jetë person jopartiak.

“Prandaj, kam marrë kërkesa nga shoqëria civile dhe po përgatitem që nënshkrimet e  deputetëve t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për rastrin Ukaj. Ajo çka dua të them është se vendimet që sillen nga KPM-ja nuk janë legjitime, kur kryetari nuk ka legjitimitet edhe gjatë kandidaturës”, ka deklaruar deputetja  Xhevahire  Izamku.

Nga ana tjetër,  ish-asamblisti i LDK-së, Shefki Ukaj ka ripërsëritur të mos ketë qenë në dijeni se kandidimi i tij përbën konflikt interesi, derisa ka theksuar se nuk është në dijeni se rasti i tij do të dërgohet në Kushtetuese.

“Për herë të parë po dëgjoj diçka të tillë dhe të jam i sinqertë s’jam  në dijeni se kjo çështje do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Mendoj se kjo punë ka përfunduar, pasi që komisioni ad-hoc i Kuvendit e ka kryer punën e vet dhe në ditën që jam zgjedhur nga deputetet kam ofruar dorëheqjen time në Asamble Komunale”, ka thënë Ukaj.

Edhe anëtarët tjerë të Komisionit  “ad hoc” për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Medieve thonë se Shefki Ukaj i ka qitur në “lajthitje” , dhe zgjedhja e tij është e kundërligjshme , pasi që i njëjti si kandidat për KPM ka fshehur postin e asamblistit.

Madje, Idriz Vehapi pati thënë se Shefki Ukaj duhet të japë dorëheqje nga KPM-ja, sepse ky përfundimisht nuk ka pasur të drejtë të kandidojë për këtë post.

/zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)